2008-06-19 18:49:51

Prof.Kiaramonte: Meshari i Buzukut është një komes, vështrim nga pikëpamja liturgjike e historike


(19.6.2008 RVRealAudioMP3 )Meshari di dom Gjon Buzukut një “komes në gjuhën shqipe shkruar ndërmjet Reformes e Kundëreformes” kishtare. Kështu pohon prof. Zef Kiaramonte, studiues arbëresh nga Palermo, i cili nxjerrë në pah elemente të rëndësishme që ndihmojnë të kuptohet më mirë e në dritën e duhur, atë kishtare vepra e Buzukut. Meshari ishte një ‘komes ‘ , që do të thotë ‘shoqërues’ për çdo prift në periudhën e vitit 1555.
Ligjërata e prof. Kiaramonte është mbajtur në Kishën e bukur arbëreshe të Martoranes në Palermo, në kuadrin e një cikli konferencash organizuar nga Deleacioni Sicilian i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve mbi Mitin. Po më hollësisht mbi Mesharin e Buzukut nga pikëpamja liturgjike dhe historike, të dëgjojmë prof. Zef Kiaramonten në mikrofonin e Radio Vatikanit…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.