2008-06-16 16:48:13

Topi: kushtetua e kosovës garanton të tashmen dhe të ardhmen e gjithë shtetasve të saj


(16.06.2008.R.V. nga/ATSH/)- Presidenti i Republikës, Bamir Topi përshëndeti të dielën hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, duke e cilësuar atë si një proces të natyrshëm dhe demokratik të kalimit të kompetencave dhe përgjegjësive të drejtimit të shtetit të Kosovës, autoriteteve lokale të zgjedhura nga shtetasit e saj.
Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, Presidenti Topi e konsideron ditën e djeshme si një ditë shumë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin dhe fqinjët e saj, duke e kthyer atë në një shtet të barabartë dhe demokratik ku dokumenti bazë juridik dhe politik i funksionimit të shtetit garanton të tashmen dhe të ardhmen e të gjithë shtetasve të saj.
"Me miratimim e Kushtetutës, Kosova provoi se ajo dhe autoritetet e saj janë sa përgjegjëse aq edhe të vendosura të ndërtojnë nje shoqëri të barabartë dhe të sigurt për të gjithë shtetasit e saj. Institucionet e zgjedhura të Kosovës, sot morën pergjegjësitë e tyre jo vetëm ndaj shtetasve të tyre, por edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë në përmbushjen e zotimeve të tyre për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian", vijon më tej njoftimi për shtyp.







All the contents on this site are copyrighted ©.