2008-06-13 17:42:07

Sinodi i Ipeshkvijve dhe Bibla: reflektim i dekanit të Fakultetit të Teologjisë në Universitetin Papnor Salezian në Romë


(13.06.2008 RV)Dje, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë u paraqit Instrumentum Laboris për Asamblenë XII të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, që do të mbahet në Vatikan nga 5 deri më 26 tetor. Tema e këtij sinodi është: “Fjala e Zotit në jetën dhe në misionin e Kishës”. Në fjalën e tij, kryeipeshkvi Nikola Eteroviç, sekretari i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, nënvizoi se reflektimi sinodal duhet të favorizojë njohjen dhe dashurinë për Fjalën e Zotit. Bibla – kujtoi ai – është libri më i përhapur në botë, por lexohet pak e jo gjithnjë kuptohet. Të dëgjojmë biblistin, don Xhorxho Xevini, dekan i Fakultetit të Teologjisë në Universitetin Papnor Salezian në Romë:
Besoj se synimi i madh i këtij Sinodi duhet të jetë sigurisht në nivelin baritor, por edhe në atë misionar, përpjekja për t’i dhënë orientimet krejt Kishës, për rinovimin e ungjillëzimin e saj. Për më tepër do të thosha, se sot ka një kërkesë të madhe nga çdo bashkësi e Kishës për baritorinë biblike, pra për një baritori të frymëzuar vazhdimisht nga Shkrimi i Shenjtë e nga Bibla. Objektivat që ky Sinod duhet të verë në dukje janë pikërisht këto e pra, njohja e kuptimit të drejtë të baritorisë biblike në jetën e misionin e Kishës, arritja në një vizion të përbashkët mbi kuptimin e shprehjes “Fjala e Zotit”, duke sqaruar kështu termat, pra, ç’do të thotë “Fjala e Zotit”, “Bibla”, “Shkrimi i Shenjtë”. E duhet marrë parasysh edhe ndikimi i gjuhës aktuale të komunikimit mbi Biblën: një temë kjo, me shumë rëndësi e interes. Gjithashtu, duhen evidentuar edhe iniciativat e mëdha të takimit me Biblën në nivelin e popullit të Zotit, gjatë këtyre 40 vjetëve, që nga Koncili II i Vatikanit e duhet shkuar përpara. E së fundi, të tërheqim vëmendjen mbi Kushtetutën dogmatike “Dei Verbum” të Koncilit II të Vatikanit, që është një hartë e vërtetë referimi mbi Fjalën e Zotit për jetën e Kishës dhe të çdo besimtari.







All the contents on this site are copyrighted ©.