2008-06-12 17:20:57

Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kard. Tarçizio Bertone


(12.6.2008 RV)Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji në Vatikan e Romë për të ngritur përsëri çështjen e njohjes së pavarësisë së Vendit. Për këte sot paradite në Vatikan, imzot Dodë Gjergji është takuar me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, hirësinë e tij kardinalin Tarçizio Bertone. Gjatë takimit, imzot Gjergji informoi Sekretarin e Shtetit të Vatikani mbi gjendjen e Kishës në Vend dhe zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë. Po kështu u fol edhe për kontributin e rolin e Kishës katolike në shoqërinë kosovare e marrëdhëniet ndërfetare. Imzot Dodë Gjergji kërkoi që Selia e Shenjtë ta përshpejton çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Po më hollësisht në mikrofonin e Radio Vatikanit, flet ipeshkvi kosovar………RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.