Papa: dialog ndërfetar i vërtetë vetëm ndërmjet personave të përgatitur që respektojnë
fenë e tjetrit.
(07.06.2008 RV)Ati i Shenjtë priti në audiencë pjesëmarrësit e Plenares së
Këshillit Papnor për Dialogun ndërfetar. Për të qenë i vërtetë – u tha atyre Ati i
Shenjtë – dialogu ndërfetar duhet t’ia besojë veten fesë. Për këtë, nuk mjafton të
shumëfishohen takimet ndërmjet personave me fe të ndryshme. Ai që nxit këtë dialog
duhet të jetë i formuar mirë për këtë detyrë delikate. Vetëm nga një dialog i tillë
ndërfetar mund të lindë vala e dashurisë dhe e solidaritetit për të varfërit e botës: “Bashkëpunimi
ndërfetar ofron mundësinë për të shprehur idealet më të larta të çdo tradite fetare.
Ndihma për të sëmurët, për viktimat e katastrofave natyrore ose të dhunës, kujdesi
për të moshuarit e për të varfërit: këto janë disa nga sektorët në të cilat bashkëpunojnë
njerëz me fe të ndryshme. Inkurajoj të gjithë ata që frymëzohen nga mësimet e fesë
së tyre për të ndihmuar të vuajturit e çdo shoqërie”. Audienca tek Papa Benedikti
XVI mbylli punimet e Asamblesë me titull “Dialog në veritate et caritate: Orientime
baritorie”.