2008-06-07 15:31:27

Liturgjia e Fjalës së Zotit e së dielës së 10-të gjatë vitit kishtar 'A'


(07.06.2008 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës. Kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës hyjnore të së dielës së 10-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
Leximet biblike të liturgjisë së kësaj së diele na propozojnë për meditim temën themelore, atë të përdëllimit të Zotit: "Mëshirë unë dua e jo fli". Pra, Fjala e Zotit na mëson se kulti jonë i vërtetë duhet të mbështetet mbi dashurinë, mëshirën e mirëkuptimin ndaj të gjithë njerëzve, madje edhe ndaj atyre që janë larg nesh me mendime, vepra, bindje e orientim të jetës.
Përmes Ozes profet, Hyji na pati thënë se ai nuk e do vdekjen e mëkatarit, por do që ky të pendohet, të kthehet e të jetojë. Zoti nga njeriu pret "dashuri e jo flijime, njohjen e Hyjit më tepër se therore (fli)". Jezusi njeri-Zot tërë këtë e zbaton, duke thirrur gjurmëve të vet një tagrambledhës, Mateun, e duke u ulur në sofër me tagrambledhës e mëkatarë. Kjo sjelle e ky qëndrim i Jezusit,  në njërën anë, shkakton habi tek ata persona, që e mbajnë veten si të "drejtë " e të "mirë", e në anën tjetër, na jep aq shumë shpresë të gjithë neve, që jemi mëkatarë. Ç’është Kisha përveçse bashkësi mëkatarësh të falur, në udhëtim drejt shpëtimit? Këtë pra duhet ta kujtojmë gjithmonë e të lutemi, në mënyrë që me sjellet e me qëndrimet tona  kurrë të mos i largojmë të tjerët prej udhës së Zotit e prej bashkësisë kishtare, por të orvatemi të jemi kurdoherë nxitje e ndihmë për t'i ndihmuar të tjetrët të përforcohen në të vërtetën e në dashurinë e Hyjit, i cili e shikon zemrën e njeriut.
Leximet biblike të kësaj së diele janë thirrje për t'i jetuar me sinqeritet e përkushtim udhërimet e thirrjet e Zotit, siç na mëson leximi i parë nga Ozea profet dhe pjesa e Ungjillit nga  shën Mateu, që tani ju ftoj t'i dëgjojmë së bashku e pastaj komentin…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.