2008-06-06 18:07:41

Presidenti francez në Greqi edhe për emrin e Maqedonisë


(06.06.2008 RV)Presidenti francez Nikolas Sarkozi ishte sot në Greqi, para se të shkonte në Bejrut. Ishte vizita e parë zyrtare e një kreu të shtetit francez, që nga koha e Fransua Miterrandit, më 1982. Ndër çështjet e diskutuara me autoritetet greke, Bashkimi Mesdhetar, tensioni greko-maqedonas për emrin e Maqedonisë dhe Qipro. Por shtypi grek sqaron se arësyeja e vërtetë e vizitës së presidentit Sarkozi në Athinë është shitja e 25-30 avionëve luftarakë francezë dhe 5-7 anijeve për modernizimin e flotës detare greke. Çmimi i paguar nga Elizeu për këtë biznes është mbështetja e Greqisë në çështjen e caktimit përfundimtar të emrit të Maqedonisë, e cila njihet ndërkombëtarisht si FYROM. E problemet për këtë janë të vazhdueshme. Kryeministri maqedonas, Branko Crvenkovski nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e krerëve të Evropës Juglindore, parashikuar më 13 qershor në Athinë, sepse Greqia nuk lejon ardhjen e tij me një avion ku shkruhet “Maqedoni”.







All the contents on this site are copyrighted ©.