2008-06-05 18:16:09

Takim i Karitaseve të Evropës mbi asistencën e të sëmurëve rëndë


(05.06.2008 RV)Ka filluar dje në Beograd e do të përfundojë nesër, takimi i Karitaseve të Evropës për shëndetin dhe asistencën e të sëmurëve rëndë. Karitasi nxit më shumë se të gjitha zgjidhjet e tjera, asistencën shtëpiake të të sëmurëve, jo vetëm sepse shtrimi i tyre në spital i kushton më tepër shteteve përkatëse, por edhe sepse shtëpia është ambienti i tyre i natyrshëm e më i dashur, sidomos për personat e moshuar, të cilët nuk ndahen lehtë prej saj. Në mëse 20 vende evropiane, Karitasi është i impenjuar drejtpërdrejt në ndihmën ndaj të sëmurëve në shtëpitë e tyre. Gjithashtu, Karitasi i së paku 8 vendeve ndihmon e formon personelin për këtë lloj ndihme në vende të tjera. Pjesëmarrësit në takim po diskutojnë për modelet më të mira, në një shkëmbim përvoje, që do të shërbejë për të zgjedhur e zbatuar në të gjitha vendet politikën më të mirë në këtë drejtim, duke ua propozuar atë ligjvënësve.








All the contents on this site are copyrighted ©.