Mbi fjalët e Benediktit XVI në Engjëllin e Tënzot, reflektim i Eugjenia Libratores,
rregulltare e Bijave të Zemrës së Krishtit.
(05.06.2008 RV)“Secili nga ne, kur ndalohet në heshtje, ka nevojë të dëgjojë
jo vetëm rrahjen e zemrës së vet por, më në thellësi, rrahjen e një zemre tjetër të
besueshme, të perceptueshme me ndjenjat e fesë e gjithsesi shumë më reale: praninë
e Krishtit, zemrës së botës. Ju ftoj, prandaj, të gjithëve të përtërini gjatë muajit
qeshor, devocionin për Zemrën e Krishtit, duke vlerësuar edhe lutjen tradicionale
të kushtimit të ditës e duke pasur parasysh edhe ndjetet që i kam propozuar mbarë
Kishës”. Kështu, në lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës së kaluar, Benedikti
XVI u kujtoi gjithë të krishterëve se tradita e Kishës ia kushton muajin qershor
Zemrës së Krishtit, simbol i fesë së krishterë. Ja si shprehet për këtë devocion,
shumë të ndjekur nga populli i krishterë, si edhe nga mistikët e teologët, motra
Eugjenia Libratore, anëtare e Këshillit të përgjithshëm të Kongregatës së Bijave
të Zemrës së Krishtit:
Përgjigje: - Nuk është zemër simbolike. Për ne,
Bijat e Zemrës së Krishtit, bëhet burim i jetës, sepse nga kjo Zemër marrim gjithçka:
marrim jetë, shëlbim, nxitje për t’ia dhuruar vetveten Zotit e të tjerëve. Kjo Zemër
na kujton çdo ditë se duhet t’i ngjajmë Krishtit, sepse devocioni për Zemrën e Jezusit
nuk ka në bazë praktikat fetare: ka lidhjen e ngushtë me këtë Zemër, ka përshpirtërinë
kristocentrike, që duke ndjekur Krishtin, të mëson si të sillesh me Hyjin-Atë, i cili
na jep paqen e përditshme, gëzimin e të jetuarit, për të shkuar, pastaj, tek vëllezërit
e për t’u shërbyer me këtë frymë, me bindjen se Zemra që adhurojmë, na shikon!