2008-06-05 18:13:59

Atë Edoardo Karuzo mbi emigracionin shqiptar në Itali


(05.06.2008 RV)Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian miratuan sot direktivën që përcakton standardet minimale për riatdhesimin e emigrantëve klandestinë. Në mbledhjen e tyre në Luksemburg, ata nënshkruan tekstin e kompromisit që cakton një kufi maksimal prej 18 muajsh për mbajtjen e klandestinëve në qendrat e qëndrimit të përkohshëm, para riatdhesimit. Direktiva duhet të miratohet tani edhe nga Parlamenti evropian, më 18 qershor. Kënaqësisë së shprehur nga vende si Italia, ipeshkvijtë evropianë, në një notë, i përgjigjen me shqetësimin për kohën e gjatë, që i ngjan tepër burgimit. Vendimet e marra në nivelin evropian, natyrisht do të ndikojnë në politikat e shteteve anëtare. Në Itali, një nga vendet ku jetojnë shumë emigrantë shqiptarë, po flitet për krimin penal të klandestinitetit, i parashikuar në paketën e sigurisë të paraqitur për miratim në parlament, por në qendër të debatit të forcave politike, që nuk janë të gjitha dakord. Si ka ndryshuar emigracioni shqiptar dhe si e gjejnë këto vendime të fundit? Sot, ju përshkruajmë një realitet të vogël shqiptarësh në Itali, me ndihmën e një meshtari që merret me ta, që nga 1991-shi. Është fjala për famullinë etnike shqiptare të Çiro Marinës, nga e cila kanë kaluar deri tani rreth 10 mijë shqiptarë. Famullitari është arbëreshi, atë Edoardo Karuzo. Ta dëgjojmë: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.