2008-06-03 18:54:44

Përurohet në qendër të Romës një pikë tjetër shitjeje e Shtëpisë Botuese të Vatikanit.


(03.06.2008 RV)Në praninë e kardinalit Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, u përurua sot paradite një pikë e re për shitjen e librave të botuar nga Shtëpia Botuese e Vatikanit, në Rrugën e Propagandës, në Romë. Struktura, e vendosur në Pallatin e Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, i kushtohet Palit VI në tridhjetëvjetorin e vdekjes dhe i shtohet qendrës ekzistuese në Sheshin e Shën Pjetrit.







All the contents on this site are copyrighted ©.