U hap nëNairobi Kongresi mbarafrikan mbi emigracionin.
(02.06.2008 RV)Filloi sot në Nairobi të Kenias, Kongresi mbarafrikan i delegatëve
të Komisioneve ipeshkvnore për emigracionin, me temë “Për një punë më të mirë baritore
me emigrantët dhe refugjatët në Afrikë, në agim të mijëvjeçarit të ri’. Takimi organizohet
nga Këshilli Papnor i baritorisë për emigrantët dhe endacakët, për t’i bërë jehonë
në mbarë botën, problemeve më të mprehta të Afrikës, pasojë e të cilave është edhe
fenomeni i emigracionit dhe i shpërnguljeve në masë të afrikanëve nga një vend në
tjetrin.