2008-06-02 18:25:10

Iu dorëzua Çmimi ‘Dosseti 2008’, monsinjor Kolaveros, ambasador i paqes ndërmjet Italisë e Shqipërisë.


(02.06.2008 RV)“Ambasador i paqes ndërmjet Italisë e Shqipërisë”. Kështu e thërrasin monsinjor Gjuzepe Kolaveron, themelues dhe kryetar i shoqatës ‘Agimi’, qendër e shqiptarëve në Otranto. Kryetari i kësaj shoqate, themeluar 17 vjet më parë, që boton edhe një revistë me të njëjtin emër, të shtunën e kaluar mori çmimin për paqen ‘Giuseppe Rossetti 2008” .
Monsinjor Kolavero shquhet për ndihmesën që u jep mërgimtarëve shqiptarë, kryesisht në fushën e kulturës. Me impenjimin e tij janë botuar shumë libra dygjuhësh, shqip-italisht – për ta bërë të njohur në botë martirizimin e popullit shqiptar gjatë diktaturës. Po kujtojmë, si shembull, librin e murgeshës baziliane shqiptare, Elena Lulashi, “Dy vëllezër martirë”, kushtuar vëllezërve meshtarë Marin e Aleksandër Sirdani, që u paraqit në janarin e kaluar në Grotaferrata, pranë Romës, nga imzot Klaudio Maria Çeli, Kryetar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore, në sa, natyrisht, ishte i pranishëm edhe monsinjor Kolavero.







All the contents on this site are copyrighted ©.