2008-06-02 18:07:06

Ipeshkvijtë e Malajzisë në Vatikan për vizitë ‘ad Limina’.


(02.06.2008 RV)Papa priti sot paradite grupin e parë të prelatëve të Konferencës Ipeshkvnore të Malajzisë, në vizitë ‘ad Limina’.
Shteti i Malajzisë, i pavarur që nga viti 1957, me 26 milionë banorë, është federatë monarkish kushtetuese: 13 shtete, 9 monarki e 4 territore të drejtuara nga një governator. Zë vendin e 61-të në listën e zhvillimit njerëzor. Kryeqyteti është Kuala Lumpur, ndërsa seli e qeverisë, Putrajaia. Rreth 60% e popullsisë është myslimane, 20% budiste, 10% kristiane e 3.2% katolike. Misionarët e parë shkelën në trojet e Malajzisë në vitin 1511. Sot ipeshkvijtë e Malajzisë, të Singaporit e të Bruneit janë bashkuar në një Konferencë të vetme ipeshkvnore, e cila herën e fundit ka qenë për vizitë ‘ad Limina’ më 2001.







All the contents on this site are copyrighted ©.