2008-06-01 13:03:49

Në Napoli shpallet e lume Gjyzepina Katanea


(01.06.2008 RV)Sot, në katedralen e Napolit, u shpall e lume Maria Gjyzepina e Krishtit të kryqëzuar, murgeshë e Urdhërit të Karmelitaneve të zbathura, vdekur 60 vjet më parë. Gjithë jetën ia kushtoi lutjes për lehtësimin e vuajtjeve të njerëzimit, sipas idealit karmelitan. Jeta e saj, plot karizma mistike të jashtëzakonshme, prova e vuajtje ishte, siç shkuan ajo vetë në ‘Autobiografi’, elter i flijimit për shpëtimin e shpirtrave. Atë Luigji Borrielo, postulator i Çështjes së Lumnimit, na flet për aktualitetin e mesazhit të saj:

Përgjigje: - Nënë Gjyzepina mbetet në historinë e njerëzve si nënë, mike e motër, që na rikujton të gjithëve fjalët e Shën Palit mbi diturinë e Kryqit, i cili nuk pranon hipokrizi as kompromise. E na rikujton edhe se përpjekja për t’i ngjarë Krishtit të kryqëzuar e bën njeriun ta kuptojë vuajtjen e tjetrit e të mundohet për ta lehtësuar.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.