2008-05-30 19:03:39

Për misionin BE në Kosovë hipotizohet komandë e përbashkët me UNMIK-un


(30.05.2008 RV)Misioni evropian në Kosovë, Eulex, mund të hyjë nën një komandë të përbashkët me misionin e OKB-së, Unmik. Kjo është hipoteza mbi të cilën po punon diplomacia ndërkombëtare, për të kapërcyer problemet që kanë bllokuar faktikisht disllokimin e Eulex-it në Prishtinë. Rusia po bllokon në OKB kalimin e kompetencave në misionin evropian, që shihet si i paligjshëm e si miratim i pavarësisë së Kosovës. Fakti që kreu aktual i Unmikut, Joakim Ryker është gjerman, pra qytetar i Bashkimit Evropian, e lehtëson realizimin e kësaj ideje. Sot, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun u takua për këtë me përfaqësuesin evropian për politikën e jashtme, Havier Solana, në kuadrin e konferencës për Irakun, që mbahet në Stokholm. Ndërkaq, politikanët kosovarë janë shprehur se mirëpresin vetëm misionin evropian, i cili duhet të marrë pushtetin në dorë në Kosovë brenda 15 qershorit, siç është parashikuar në pakon e Ahtisarit.







All the contents on this site are copyrighted ©.