Ati i Shenjtë ipeshkvijve të Mianmarit: uroj që ndihmat ndërkombëtare të arrijnë faktikisht
tek viktimat e ciklonit Nargis e të favorizohet edhe rindërtimi i vendit.
(30.05.2008 RV)Një urim që Kisha
birmane të mos ketë frikë në të sotmen, as në të ardhmen, por t’i përballojë vështirësitë
e persekutimet, duke mos e humbur kurrë besimin në Zotin e natyrisht, edhe në mbështetjen
nga ana e të gjitha Kishave të tjera të botës. Kështu e përfundoi Benedikti XVI fjalimin
drejtuar ipeshkvijve të Mianmarit, të cilët i priti sot në audiencë, në përfundim
të vizitës së tyre ‘ad Limina’. Papa i kushtoi vëmendje të veçantë situatës në vendin
e dëmtuar rëndë nga cikloni Nargis, duke u ndaluar sidomos tek vështirësitë për shpërndarjen
e ndihmave. Shenjtëria e Tij i nxiti ipeshkvijtë t’i studiojnë mirë planet baritore
për drejtimin e bashkësisë së vogël katolike vendase, në të cilën lulëzojnë thirrjet
për rrugën meshtarake dhe të kenë marrëdhënie sa më të mira me budistët.