2008-05-29 18:50:20

Papa profesionistëve katolikë të komunikimve: është detyrë urgjente e mediave të transmetojnë të vërtetën e bukurinë, pa e tradhtuar etikën.


(29.05.2008 RV)“Në një botë ku progresi ka dy fytyra, kontributi i mjeteve të komunikimit në shërbim të së vërtetës, të mirësisë e të bukurisë, bëhet gjithnjë më shumë detyrë urgjente”. Këtë pohoi Benedikti XVI në një mesazh të nënshkruar nga zëvendës-sekretari i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, kryeipeshkvi Fernando Filoni, drejtuar profesionistëve të mediave katolike kanadeze e amerikane, mbledhur në takimin e Torontos me temë “Predikojeni nga çatitë”. Papa i nxit pjesëmarrësit në Kongres ta vënë gjithnjë në plan të parë përmasën etike, por pa harruar se vlera komunikimit qëndron në vërtetësinë e tij e në respektimin e së mirës së përbashkët. E përballë sfidave të reja që burojnë nga zhvillimet e vrullshme teknologjike, duhet të bëjnë të pamundurën për t’ua kumtuar Lajmin e Mirë gjithë njerëzve të kohëve tona.







All the contents on this site are copyrighted ©.