(29.05.2008 RV)Në Stokholm po zhvillohet Konferenca ndërkombëtare mbi Irakun.
Kryeministri Al Maliki kërkoi anullimin e borxheve të jashtme dhe heqjen e sanksioneve
ndërkombëtare, të cilat janë vendosur që në kohën e regjimit të Sadam Hyseinit. Të
pranishmit deklaruan se është e nevojshme një siguri më e madhe në Irak, e ardhmja
e të cilit duhet të karakterizohet nga pajtimi kombëtar, kompromisi politik, respektimi
i ligjit në të gjitha nivelet dhe nga respektimi i të drejtave të njeriut. Vëmendje
e veçantë i duhet kushtuar mbrojtjes së grave dhe të pakicave, shpesh viktima të dhunës
e vështirësive.