Misionarët në Shqipëri: atë Jarosllav Cara, françeskan konventual
(29.05.2008 RV)Misionarët janë një ndihmë e madhe për Shqipërinë, e cila akoma
nuk ka një numër të tillë meshtarësh e rregulltarësh të vet, që të plotësojë nevojat.
Ato që vuajnë më shumë nga mungesa e klerit janë pa dyshim zonat malore, por edhe
zonat fushore jo qendrore. Një misionari i duhet fillimisht të mësojë shqipen e pastaj
të kuptojë kulturën e mentalitetin e popullit, për t’i folur në gjuhën e tij e për
t’ia kumtuar Ungjillin në mënyrë të kuptueshme. Iu paraqesim sot impenjimin e një
misionari, që ka mësuar gjuhën shqipe për gjashtë muaj. Është atë Jaroslav Cara, sllovak,
françeskan konventual, që punon në Shqipërinë e Jugut. Të dëgjojmë përshtypjet e tij
në intervistën e don David Gjugjës…