2008-05-29 19:08:41

Hap para drejt zhdukjes së bombave copëtuese


(29.05.2008 RV)Hap i rëndësishëm përpara për zhdukjen e bombave copëtuese nga qarkullimi. Ky është përfundimi pozitiv i Konferencës së Dublinit, ku morën pjesë delegacionet e 109 vendeve të botës. Pakti parashikon ndalimin e përdorimit, të prodhimit, të shitjes dhe të magazinimit të tyre. Kujtojmë se këto armë të tmerrshme, para se të arrijnë tokën, copëtohen në mijëra mina të vogla, që mund të shpërthejnë edhe shumë vite pas përfundimit të konflikteve, duke shkaktuar vdekjen dhe gjymtimin e civilëve.
Marrëveshja e nënshkruar në Dublin i impenjon shtetet në dhënien e asistencës për viktimat e këtyre bombave dhe në bonifikimin e zonave të interesuara. Por edhe kësaj radhe, SHBA-të nuk morën pjesë në konferencë, e sëbashku me to edhe Kina, Rusia, Pakistani, India dhe Izraeli, të cilët përbëjnë prodhuesit më të mëdhenj botërorë të bombave copëtuese. E vetmja fuqi jashtë korit të dezertorëve ishte Britania e Madhe.








All the contents on this site are copyrighted ©.