2008-05-28 18:56:45

Regis College i Torontos, ku sot u hap Takimi i mediave katolike të SHBA-së e Kanadasë, i dha Atë Federiko Lombardit, Doktoratin honoris causa


(28.05.2008 RV)Iu dorëzua dje drejtorit të përgjithshëm të Radio Vatikanit, Atë Federiko Lombardit, titulli ‘Doktor honoris causa’ nga Regis College i Torontos, në Kanada. Ceremonia e dorëzimit u mbajt një ditë para hapjes së takimit vjetor të mediave katolike të SHBA-së dhe Kanadasë.
“Predikojeni Krishtin nga çatitë” – është tema e takimit, në të cilin marrin pjesë 400 delegatë, përfaqësues të gazetarëve, punonjësve të mjeteve të komunikimit, prodhuesve të programeve televizive katolike, të thirrur për të dialoguar mbi sfidat dhe mundësitë e komunikimit në shërbim të Ungjillit.







All the contents on this site are copyrighted ©.