Imzot Rosario Menona mbushi 102 vjet: është ipeshkvi më i vjetër në botë.
(28.05.2008 RV)Mbushi 102 vjet dje ipeshkvi më i moshuar i botës. Është fjala
për imzot Antonio Rozario Menonën, ipeshkëv nderi i Muro Lukanos, në Itali. Pas pak
ditësh do të kremtojë edhe 80-vjetorin e meshtarisë. Dje familjarët ia kremtuan
ditëlindjen e 102-të duke prerë një tortë gjigande, mbi të cilën u ndezën 102 qirinj.
Imzot Menoma u emërua ipeshkëv në vitin 1955 nga papa Piu XII. Për 21 vjet me radhë
qe ipeshkëv i Leçes. Mori pjesë edhe në Koncilin II të Vatikanit.