2008-05-27 17:16:11

Solemniteti i Korpit e i Gjakut të Krishtit në dioqezën e Sapës.


(27.05.2008 RV)Në sa ipeshkvi i Sapës, Imzot Lucian Avgustini, në Romë për vizitën ‘ad Limina’ të ipeshkvijve të Shqipërisë, e kremtoi solemnitetin e Korpit e të Gjakut të Krishtit pranë Benediktit XVI - në katedralen ‘E lumja Nënë Terezë’ qindra besimtarë gjunjëzoheshin për të adhuruar Krishtin në Eukaristi. Ndërmjet tyre, veshur me të bardha, spikasnin 50 fëmijë të moshës 12 vjeç, që morën kungimin e parë. Shërbim i Violeta Marashit:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.