2008-05-27 18:33:42

Komunizmi fiton në Nepal


(27.05.2008 RV)Ndërsa priten me padurim ndihmat ndërkombëtare në Mianmar, junta ushtarake shtyu edhe për gjashtë muaj arrestin shtëpiak për Aung San Su Çi, Çmim Nobel për paqen e lider historike e lëvizjes së opozitës birmane. Që nga viti 1988, kur është kthyer në vendin e vet, San Su Çi ka kaluar 12 vjet në arrest shtëpiak.

Komunizmi fiton në Nepal, ku nesër do të mblidhet asambleja kushtetuese për të votuar fundin e dinastisë Shan, në pushtet që prej 240 vjetësh. Mbreti Gjanendra është larguar nga Kartmanduja sipas shtypit lokal, por ministri i pajtimit e fton atë të lirojë pallatin mbretëror, përndryshe do të merren masa, sipas diktatit të maoistëve, që kontrollojnë Nepalin.







All the contents on this site are copyrighted ©.