2008-05-27 16:57:14

Javën e ardhshme në Nairobi, do të mbahet Kongresi botëror, organizuar nga dikasteri vatikanas për emigrantët, kushtuar fenomenit të emigrantëve e të refugjatëve në Afrikë.


(27.05.2008 RV)“Për një kujdes më të madh baritor ndaj emigrantëve e refugjatëve në Afrikë, në agim të mijëvjeçarit të tretë”. Kjo është tema e Kongresit kontinental afrikan, që pritet të jetë një laborator i vërtetë për problemet e emigracionit. Takimi i madh afrikan do të mbahet në Nairobi të Kenias më 2 deri më 5 qershor, në bashkëpunim me komisionin për emigrantët, refugjatët dhe detarët, si dhe me Konferencën ipeshkvnore të Kenias. ‘Fenomeni i lëvizjes njerëzore, vullnetare e të detyruar – lexohet në një komunikatë të dikasterit vatikanas – nuk është aspak i ri në historinë e njerëzimit, por vitet e fundit ka marrë përmasa universale, duke krijuar probleme përherë më të ndërlikuara në të gjitha fushat e jetës. Prandaj çdo kontinent, çdo qeveri e çdo organizatë ndërkombëtare, duhet të merret me të e me aspektet e tij të reja, në kohët e reja”.







All the contents on this site are copyrighted ©.