2008-05-26 17:12:09

Kardinali Çen Zhë-Qyn: Afërsia dhe fjalët e Papës na japin zemër.


(26.05.2008 RV)Sapo kujtuam fjalët e Papës në lutjen e djeshme të Engjëllit të Tënzot, kushtuar Ditës së lutjes për Kishën në Kinë dhe popullsive të Siçuanit, të dëmtuara nga tërmeti. Edhe pse të tronditur nga lëkundjet e vazhdueshme të tokës - njofton Agjensia Fides – katolikët kinezë e jetuan thellësisht Ditën e lutjes, duke u mbledhur në çadrat e ngritura për të pastrehët ose në kapelat e vogla, që u bënë ballë lëkundjeve të tmerrshme të tokës. Por, të kthehemi tek Dita e lutjes kushtuar Kishës kineze, për të cilën na flet, me telefon nga Hong Kongu, kardinali Jozef Çen Zhë-Qyn:

Përgjigje: - Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës Atit i Shenjtë për lutjen e njëzëshme të Kishës universale, kushtuar Kishës në Kinë. Ai vetë e hartoi edhe lutjen. Me këtë u kujtoi edhe një herë të gjithëve natyrën e Kishës. Kisha është apostolike, udhëhiqet nga ipeshkvijtë me në krye pasardhësin e Shën Pjetrit. Për fat të keq në Kinë nuk mund të realizohet akoma ky ideal i Kishës, ndonëse nuk mungojnë shenjat e shpresës, duke nisur nga koncerti i artistëve kinezë dhënë në Vatikan në praninë e për nder të Atit të Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.