Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë
(25.05.2008 RV)Të falem, Mbretneshë
T’ falem, Mbretneshë,
e bukura! Mbi krye tand ndritë kunora, Që e popujve edhè e kombeve Desht
me vendue dora, Kah n’ ahte t’ njëmijë zemrave, Toka ty t’ thotë se t’ don!
Npër t’ hapët të këtyne rretheve, Npër fushë që gjallnon dielli, Si edhe andej
prej k’sollave, Kah i vorfni sytë ti sielli; Pse gjithkund ty, o Virgjina, Kandshëm
kjo tokë t’ nderon! Ti që je Nana e hireve, Ti që je Nanë dashtëniet, T’
bijve t’ tú, Zojë, ti t’ lutunat Ndigjoji prej lumniet: Prej qielle para trojeve, T’
fronit të t’ Madhit Zot! Këtu ku na t’ gjithë shkrihena, Mbi gjithë ketë
lâmë mjerimit, T’ keshë dhimbë, o Zemër- Dhimtuna, Për kobe t’ gjithë kshtenimit; Ti
që je mbrojsja e popujve, Rueje për jetë e mot! Ty, o Virgjin Nanë të
pshtetena, Prej natje der’ t’ bijë nata; Ty, o Zojë t’ madhnon urata: Pshtona
ti prej rreziqeve T’një shek’lli që trathton! Prej rrethit të lumninave, Meshtarin,
nanë, ndihmoje, Që t’ mundet gjithkah shekullit Me u kapë, e t’ mund u zb’lojë T’
vërtetën shenjte fiseve, Që ferri a’ kah zhgat’rron!