2008-05-24 18:44:27

Përfundoi vizita ad limina e ipeshkvijve shqiptarë në Vatikan. Me ne, kryeipeshkvi i Shkodërt-Pultit, imzot Angjelo Masafra.


(25.05.2008 RV)Me shtegtimin e sotëm në Gjenacan, te Zoja e Këshillit të Mirë, përfundoi vizita “ad Limina Apostolorum” e ipeshkvijve të Shqipërisë në Vatikan. Prelatët u pritën pardje në audiencë nga Papa Benedikti XVI i cili i porositi të jenë të bashkuar në planin shpirtëror e baritor, për të kontribuar në rindërtimin e Kishës dhe të indit shoqëror të një vendi, mbi të cilin rëndon akoma përvoja e errët e diktaturës komuniste.
Ndërsa dje, Papa u takua me kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirditën, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit, me ndihmësin e tij, imzot Gjergj Frendon, me administratorin e Shqipërisë së Jugut, Imzot Hil Kabashin dhe me ipeshkvin e Rrëshenit, imzot Kristofor Palmierin.
Por për hollësirat e këtij takimi tepër të rëndësishëm me Papën, të dëgjojmë kryeipeshkvin metropolit të Shkodër-Pultit, Imzot Angjelo Masafrën, në mikrofonin e programit tonë: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.