2008-05-23 19:33:43

365 ditë me njerëz e ngjarje që ia ndryshuan faqen botës.


(23.05.2008 RV)23 maj: Streha e Bon, vepër e një mëkatari të madh, që u bë bamirës i madh.
Çatia e strehës vorfnore, mbuluar me rrasat prej guri ngjyra-ngjyra, vezullon nën qiellin e kaltërt. Maria e shikon me gojë hapur. Duhet të jetë gabim. Kërkon spitalin, e i treguan pallatin e Dukës së Burgonjës! Maria i afrohet, e ndrojtur, një gruaje, që po kalonte andej pari: “Më fal, zonjë, a e di ku është spitali i Bon?”.
“Ja ku e ke, para sysh, zonjushe”.
“U nisa për të jetuar në spital si murgeshë, por nuk e dija se ishte kaq i bukur”.
“Nikolas Rolë, ish-kancelar i Borgonjës, që e themeloi këtë spital, ishte tejet i pasur. Kur e ndërtoi, nuk i llogariti fare shpenzimet”.
Pak minuta më pas, Maria u njoh me simotrat, e ato e ftuan të vizitojë ndërtesën. E pabesueshme! Çudi pas çudie! Banesa është e bukur si përjashta, ashtu edhe përbrenda. Gjithçka shkëlqen nga pastërtia.
“Tani të shkojmë në dhomën e të varfërve; këtu mjekojmë njerëz, që nuk kanë para për t’i paguar ilaçet”.
Maria rrënqethet. Ja, tani kush e di ç’do të më shikojnë sytë!”, mendon, “Sigurisht do të jetë ndonjë dhomë e keqe, e ndyrë, e qelbur…”.
“Uaaa!”… Maria nuk mund ta përmbajë më habinë. E mrekulluar, shikon para vetes një dhomë aq të madhe, sa duhen tre minuta për ta përshkuar të tërën. E është aq e lartë, sa të merren mendtë kur shikon tavanin. Por ia vlen ta shikosh këtë mrekulli, me trarë të mahnitshëm e me kafshë të skalitura.
Motra Gjovanë vë buzën në gaz, duke parë çudinë e Marisë, të cilën e fton të vijojë vizitën. Në të dyja anët e sallës, murgesha e re shikon krevate të bardha, të rrethuara me perde, që ndrijnë nga pastërtia. Çdo i sëmurë ka dhomëzën e vet të vogël. E atje, në fund, është kapela.
“Kështu të sëmurët mund ta ndjekin Meshën, duke mos lëvizur fare nga krevati. Të gjithë thonë se kjo i ngushëllon pa masë”
Është vërtetë një mrekulli”, pëshpërit Maria “E nuhatet një erë e mirë, e mirë…”.
“Djegim aroma gjithë ditën e, sidomos, ndërrojmë vazhdimisht edhe ajrin e dhomës”.
“Nikolas Rolë, që e themeloi këtë spital, ku të varfërit trajtohen si mbretër, duhet të ishte shenjt i madh”.“Eh, po. Ndonëse para se ta ndërtonte këtë strehë vorfnore, thuhet se ishte gati të bënte gjithë të zezat, mjafton që të grumbullonte sa më shumë pasuri. I bënte të varfërit të punonin rëndë e të paguanin taksa shumë të larta. Por, në fund, u turpërua nga kjo sjellje e, duhet pranuar, se bëri një kthesë të vërtetë. Kjo tregon se ata që bëjnë mirë, nuk janë gjithnjë njerëz të përsosur. Edhe mëkatarët më të mëdhenj mund të bëhen bamirës të mëdhenj!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.