2008-05-22 18:19:18

Në Ulqin, përfundoi simpoziumi “Shasi i lashtë, munument i kulturës”.


(22.05.2008 RV)Më 16 e 17 maj, në kuadrin e manifestimit të 5-të ‘Pranvera në Anë të Malit’, organizata jo-qeveritare ‘Ora’, organizoi sesionin shkencor “Shasi i lashtë, monument kulture”. Morën pjesë 14 studiues të njohur nga Mali i Zi, Shqipëria e Kosova të cilët, me punimet tyre shkencore, hodhën dritë të re mbi Shasin në fushën e historisë, të arkeologjisë, të fesë, kulturës, gjuhësisë e të demografisë.
Kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi, në kumtesën “Shasi i lashtë, monument kulture shpirtërore”, mbajtur me këtë rast, theksoi: “ Të vetëdijshëm për begatinë e së kaluarës së Shasit, ne mundohemi t’ia rikthejmë vlerat historike, arkeologjike, kulturore e shpirtërore, si njerëz që i gëzojmë këto treva, pavarësisht nga pëkatësia fetare, sepse të dyja fetë, të cilave u përkasim, kanë si bazë të përbashkët monoteizmin”.Përveç arritjeve të reja në fushat e lartpërmendura, që do të botohen në një libër të veçantë, sesioni pati si qëllim edhe sensibilizimin e opinionit për mundësitë e zhvillimit të turizmit kulturor.







All the contents on this site are copyrighted ©.