2008-05-22 13:00:43

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë


(22.05.2008 RV)Zemrës së shugurueshme së Zojës së Bekueme.

 
1 O Zêmra e Zojës, kû mshrira,
Posë Njat qi rruzullimin
Sundon e pakthellimin,
Má ambel n’qiellë shkelxen,
2 Ti Zêmer Nanet t’ambel
Jé p’r atë qi s’e lodhë mkati;
Prej Teje kurr i ngrati
Fajtuer pa gzim nuk kthen.
3 T’nderon Tý qiella e toka,
T’nderon Tý vetë yt Bír:
Ti jé zamaku i dlír,
Qi gjarpni s’e helmoi.
4 Prej gjakut t’and t’kulluem
Zêmra e Njatij u mishue,
Qi pezull tue peshue
M’kryq deken e pushtoi.
5 Pra t’falmi, o Zêmra e dashtun,
S’cillës Ejlli n’qiellë e nieri
T’biejn para n’gjûj e i mjeri
Ndihmen t’a lypë me lot.
6 Merr zêmrat t’ona, o Virgjin,
Ti mundesh me i pertrî;
Dergojau njatë dashtní
Qi zêmren e ké plot.
7 O Nanë, pre’ Zêmres s’ate
Gzim Zêmra e Krishtit ká
Dý zêmra kurr pergjá
Mâ fort n’dashtni nuk kan.
8 Si mundmi me t’u falun
Si duhet na Tý, o Zêmer,
Na qi kem’ qitë nen thémer
Gjakun e Birit t’an’ ?
9 O bijt e mi ktû eni:
(Na thrret kshtû e lumja Zojë),
Kush t’m thrrase mue n’nevojë
Un ndihmen kurr s’i a ndal’.
10 Rreth meje t’tanë shterngohi,
Nen hije t’ême eni,
Pse n’ç do rrezik qi t’keni,
Un zot gjithmonë ju dal.


Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 107-109







All the contents on this site are copyrighted ©.