2008-05-22 18:19:07

Mijëra njerëz në Meshën e dritës të kardinalit Gantin, që u kremtua sot në Benin


(22.05.2008 RV)Në një atmosferë të ngarkuar me emocion, mijëra njerëz ishin të pranishëm sot në Stadiumin e Miqësisë së Kotunusë, në Benin, për të marrë pjesë në salikimet solemne të kardinalit beninez, Bernardin Gantin. Dekani i nderit i Kolegjit kardinalor ndërroi jetë në Paris më 13 majin e kaluar, në moshën 86 vjeçare. Meshën e dritës e kryesoi i deleguari i Papës, kardinali Gjovani Batista Re, prefekt i Kongregatës për Ipeshkvijtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.