2008-05-22 18:06:48

Dhunë kundër emigrantëve në Afrikën e Jugut. Dëshmia e një skalabriniani.


(22.05.2008 RV)RealAudioMP3 Nuk ndalet dhuna kundër emigrantëve në Afrikën e Jugut. Gjatë natës është vrarë një person nga Mozambiku. Janë djegur makina e janë plaçkitur dyqanet e somalëve, ndërsa vetë emigrantët nga Zimbabveja, Somalia e Mozambiku kërkojnë strehë në komisariatet e policisë. Presidenti Tabo Mbeki ka dhënë urdhër që ushtria të ndërhyjë krah policisë. Në dhjetë ditë, dhuna kundër të huajve ka shkaktuar 42 viktima. Mbi këtë gjendje dramatike flet për ne atë Mario Tesaroto, misionar skalabrinian, i cili prej vitesh merret me emigrantët e refugjatët në Kejptaun:
Tani ka mjerim. Të paktën 4 milion vetë të uritur kanë ardhur në këtë vend, duke krijuar një situatë shumë të vështirë, sidomos në zonat afër Johanesburgut. Mori fund Afrika jugore. Nuk ka më demokraci. Jemi të vetëdijshëm se demokracia afrikane nuk është njëlloj me demokracinë evropiane, sepse ekzistojnë akoma ligjet fisnore në mentalitetin e njerëzve, por një minimum demokracie duhet të jetë. Deri tani kemi mbështetur Afrikën e Jugut, sepse në mes të kombeve të tjera ishte fanar ndriçues. Namibia ka një regjim gati diktatorial e njëlloj edhe vendet e tjera përreth. Prandaj, nëse Afrika e Jugut bie, çdo gjë merr fund.







All the contents on this site are copyrighted ©.