2008-05-22 18:17:56

Bisedimet Izrael-Siri. Ministrja Livni i kërkon Damaskut të heqë dorë nga mbështetja e terrorizmit


(22.05.2008 RV)Izraeli, nëpërmjet ministres së jashtme, që sot u takua me homologun francez Bernard Kushner në Tel Aviv, bën të ditur qëndrimin e vet ndaj Sirisë, në kuadrin e bisedimeve për paqen, të nisura me ndërmjetësimin e Turqisë. “Izraeli është përpjekur gjithnjë për paqen me fqinjët – deklaroi ministrja Livni – por sirianët duhet të kuptojnë se kjo do të thotë që të braktisin krejtësisht përkrahjen që i japin terrorizmit, Hamasit, Hezbollahëve dhe Iranit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.