2008-05-22 18:10:33

Ban Ki-Mun në Mianmar i kërkon juntës ushtarake të pranojë ndihmat ndërkombëtare


(22.05.2008 RV)Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun ndodhet sot për një vizitë në Mianmar, ku është pritur nga Ministri i jashtëm. Më pas Ban Ki-Mun u takua edhe me kryeministrin e juntës ushtarake, pa njoftuar shtypin për detajet e bisedës. Pasdite, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shkoi për të parë gjendjen në zonën e deltës së Irrauadit, më e goditura nga cikloni Nargis. Mianmari është në qendër të kritikave të krejt botës për shkak se qeveria ka përqëndruar në duart e saj shpërndarjen e ndihmave që vijnë nga jashtë, duke ia dhënë me pikatore popullsisë.

Bilanci zyrtar i viktimave të tërmetit të 12 majit në Kinë vazhdon të rritet. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve ka arritur në mbi 51 mijë e gati 30 mijë të tjerë nuk janë gjetur akoma. Tërmeti ka shkaktuar edhe mëse 288 mijë të plagosur. Ndërkaq, tërmete më të vogla vazhdojnë të godasin zonën. Sipas Institutit amerikan të gjeologjisë, sot në zonën e goditur ka rënë një tërmet tjetër prej 4.5 ballësh të shkallës Rihter.







All the contents on this site are copyrighted ©.