2008-05-21 18:30:25

Presidenti Topi në Urdhërin e Maltës: duam Marrëveshje bashkëpunimi dhe një spital në Shqipëri


(21.05.2008 RV)Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi u bë sot Kalorës i Urdhërit Sovran të Maltës, me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike. Në takimin me Mjeshtrin e Madh të Urdhërit, fra Methju Festing, z. Topi shprehu mirënjohjen për ndihmën që Urdhëri i ka dhënë vendit në shëndetësi, arsim, asistencë sociale, në mbrojtjen e rendit dhe në bashkëpunimin për Projektin e Maleve, në asistencë për bashkësinë rom etj. Urdhëri Sovran i Maltës ka qenë i pranishëm edhe në Kosovë si gjatë konfliktit, ashtu edhe më pas.
Në takimin e sotëm u disktuar edhe për mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, përmes nënshkrimit të një Marrëveshjeje Bashkëpunimi, si edhe për ndërtimin e një spitali të Urdhërit në Shqipëri. Presidenti Topi e ftoi Mjeshtrin e Madh, fra Festing në Shqipëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.