Papa përshëndet besimtarët shqiptarë, ardhur me rastin e vizitës ‘ad Limina’ të ipeshkvijve
të Shqipërisë, të pranishëm në audiencën e përgjithshme.
(21.05.2008 RV)Po e fillojmë programin
e sotëm me përshëndetjen e Benediktit XVI drejtuar grupit të shtegtarëve shqiptarë,
ardhur në Romë me rastin e vizitës ‘ad Limina’ të ipeshkvijve të Shqipërisë, të pranishëm
në audiencën e përgjithshme përkrah prelatëve të tyre: “Saluto i fedeli
albanesi, qui convenuti in occasione della Visita “ad limina Apostolorum” dei Vescovi
dell’Albania, e li accompagno con la mia preghiera affinchè il Signore renda fruttuoso
il loro impegno di far conoscere Gesù Via, Verità e Vita […] Vi ringrazio tutti per
la vostra presenza e vi incoraggio a seguire con fedeltà Gesù e il suo Vangelo, per
essere cristiani autentici in famiglia e in ogni altro ambiente”. “Përshëndes
besimtarët shqiptarë, të ardhur me rastin e Vizitës ‘ad Limina Apostolorum’ të Ipeshkvijve
të Shqipërisë dhe i lutem Zotit t’i bëjë të frytshme përpjekjet e tyre që të gjithë
ta njohin Jezusin Rruga, e Vërteta e Jeta. Ju falënderoj për praninë
tuaj e ju jap zemër të ecni me besnikëri në rrugën e Krishtit e të Ungjillit të Tij,
për të qenë kështu të krishterë të vërtetë në familje e nëçdo
ambient”.
Kjo përshëndetje e përzemërt drejtuar
ipeshkvijve, në ditën e tretë të vizitës së tyre ‘ad Limina’, si dhe përfaqësuesve
të besimtarëve të tyre, pasoi takimin e djeshëm të Papës me grupin e parë të prelatëve,
duke filluar nga kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angjelo Masafra. Dje Benedikti
XVI u takua edhe me ipeshkvin e Lezhës, imzot Otavio Vitalen, me ipeshkvin e Sapës,
Imzot Lucian Avgustinin dhe me ipeshkvin ndihmës të Shkodër-Pultit, aktualisht në
pension, imzot Zef Simonin, sot në mikrofonin tonë, për të shprehur mbresat
e këtij takimi të jashtëzakonshëm me Atin e Shenjtë:
Në ditën
e tretë të vizitës së tyre ‘ad Limina’, pasi morën pjesë në audiencën
e përgjithshme të Papës, ipeshkvijtë bashkëkremtuan Meshën në Bazilikën e Shën Palit
jashtë Mureve të Romës. Në përfundim të audiencës së sotme, gjatë përshëndetjeve
drejtuar shtegtarëve, Papa kujtoi se nesër do të kremtohet solemniteti i Korpit dhe
Gjakut të Krishtit: “Në orën 19, në tremen e Bazilikës së Shën Gjonit në Lateran,
do të kryesoj Meshën, pas së cilës edhe procesionin tradicional deri në Bazilikën
e Shën Marisë së Madhe. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në këtë kremtim solemn, për
të shprehur së bashku besimin në Krishtin e pranishëm në Eukaristi”. Ishte
pra, një ftesë drejtuar edhe shtegtarëve shqiptarë të cilët, së bashku me ipeshkvijtë
e tyre nesër, më 22 maj, do ta kremtojnë pranë Atit të Shenjtë Solemnitetin
e Korpit e të Gjakut të Krishtit. Të premten, më 23 maj, Papa do t’i presë
në audiencë të gjithë prelatët e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe do t’u
drejtojë fjalimin e tij programatik, pas përshëndetjes nga ana e Kryetarit të ipeshkvijve,
imzot Rrok Mirditës. Më pas prelatët do të vijojnë vizitat në Kongregatën për Kultin
Hyjnor dhe në Këshillin Papnor për dialogun ndërfetar. Të shtunën, 24 maj,
Papa do të takohet me kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok
Mirditën, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit, me ndihmësin e tij, imzot Gjergj Frendon,
me administratorin e Shqipërisë së Jugut, Imzot Hil Kabashin dhe me ipeshkvin e Rrëshenit,
imzot Kristofor Palmierin, sot në mikrofonin e programit tonë:
Të shtunën,
24 maj, vizitat përfundimtare - në Kongregatën për Ipeshkvijtë dhe në Kongregatën
për Ungjillëzimin e Popujve.
Të dielën, takimi me mërgimtarët në Kishën
e Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan.