2008-05-21 18:41:13

Obama gati kandidat për president në SHBA, por Hilari Klinton nuk heq dorë nga lufta


(21.05.2008 RV)Pas fitores së fundit, senatori amerikan Barak Obama duket se ka arritur shifrën e duhur për t’u paraqitur si kandidati i demokratëve në zgjedhjet e ardhshme në SHBA. Gjithsesi, Hilari Klinton ka deklaruar se do të luftojë deri në fund e do të paraqitet edhe në primaret në qytetet e tjera.


Funksionarë izraelitë dhe sirianë kanë filluar në Stamboll bisedime të ndërmjetësuara nga Turqia. Qëllimi është të arrihet sa më shpejt një marrëveshje paqeje ndërmjet dy vendeve.

Bashkimi Evropian mund të hapë në qershor dy kapituj të rinj në negociatat për integrimin e Turqisë. Lajmin e jep Sllovenia, presidente e turnit. Kapitujt kanë të bëjnë me të drejtat e ndërmarrjeve dhe me pronësinë intelektuale. Që kur Brukseli dhe Ankaraja kanë filluar bisedimet për integrimin e Turqisë, vetëm 6 nga 35 kapituj janë hapur. 8 kapituj të tjerë janë pezulluar për shkak të çështjes qipriote dhe të refuzimit të Ankarasë për t’i hapur portet dhe aeroportet ndaj anijeve dhe avionëve të Nikozisë.

Hipoteza e një sulmi terrorist me të ashtuquajturën “bombë të ndotur” bërthamore, gjatë Lojrave Olimpike të Pekinit ka bërë që Agjensia ndërkombëtare e Energjisë Atomike të fillojë stërvitjen masive të personelit kinez për raste emergjence. Deri tani nuk ka ndonjë kërcënim konkret, por shërbimet sekrete kanë informuar se terroristët po kërkojnë material bërthamor.







All the contents on this site are copyrighted ©.