2008-05-21 18:38:07

Ndjekje penale ndaj emigrantëve. Vendimet e qeverisë italiane në Napoli.


(21.05.2008 RV)A është i besueshëm një vend, ku qyteti i tretë për nga madhësia është mbuluar nga plehrat dhe spastron kampet e romëve jo me forcat e policisë, por me bomba molotov? Kryeministri italian, Silvio Berluskoni respektoi premtimin e bërë në fushatën elektorale dhe mblodhi sot Këshillin e Ministrave pas votëbesimit në Napoli. Në rendin e ditës siguria, ulja e taksave, emigracioni, plehrat. Katër orë mbledhje, të shoqëruara me kortezhe e protesta që përshkuan qytetin. Përsa i përket emigracionit, qeveria vendosi të ndjekë penalisht me burgim nga 6 muaj në katër vjet, emigrantët klandestinë. Gjithashtu, nëse një klandestin kapet duke kryer një krim të çdo lloji, dënimi i tij rritet me një të tretën më shumë se për një keqbërës jo emigrant. Janë propozuar edhe masa kufizuese për bashkimin familjar të ekstrakomunitarëve. Gjithsesi, duhet parë nëse këto masa do të kalojnë provën e miratimit në parlament.







All the contents on this site are copyrighted ©.