2008-05-21 18:13:11

Imzot Tomazi në Konferencën e Dublinit: të ndalohen municionet copëtuese për të shmangur kërdi të reja.


(21.05.2008 RV)Vijon në Dublin të Irlandës, Konferenca ndërkombëtare për ndalimin e municioneve copëtuese. Marrin pjesë përfaqësuesit e 100 shteteve. Në takim foli edhe vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Zyrës së OKB-së të Gjenevës, kryeipeshkvi Silvano Tomazi i cili, duke kujtuar thirrjen e Papës në lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës, ripohoi urgjencën e një Konvente për ndalimin e plotë të këtyre armëve vrasëse.







All the contents on this site are copyrighted ©.