2008-05-20 14:09:28

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë


(20.05.2008 RV)Shkodra Zojës

1 Atë botë mbi Shkoder kúr mâ i bukur dielli
Ndritte, e larg nâmi ksajë mbi tokë kumote,
Perpara elterit t’And Shkodrani fielli
Vite, e tý lavde me haré t’këndote.

2 E kúr mbi Shkoder xû m’u muzgun qielli
E per tê t’vshtira m’u endun stinë e mote,
Me Tý Shkodrani zêmren prap e kthielli,
Kah gurt e elterit t’And me lot rigote.

3 Por edhe sod qi Shkodra pshtjellë âsht n’zí
E jeten si n’nji vorr ajo âsht tue shkue,
Shkodrani Tý po t’ngrehë nji Tempull t’ ri.

4 A ‘imend, prá, o Zojë, se doret ké me e lshue
Shkodren e mjerë, e se edhe s’ké me ndí’
Dhimbë per Shkodranin, kurr qi s’t’ka harrue ?


Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 62







All the contents on this site are copyrighted ©.