2008-05-20 18:30:49

Imzot Varduni kundër dënimit me vdekje të vrasësit të imzot Rahhau


(20.05.2008 RV)“Ne vijojmë të ecim në rrugën e paqes, të sigurisë e të pajtimit në Irak, për të cilat imzot Rahhau shkriu gjithë jetën, deri në çastin e fundit”. Kështu – sipas Agjensisë Sir - e komentoi imzot Shlemon Varduni, ipeshkëv-ndihmës i Bagdadit - dënimin me vdekje nga ana e autoriteteve irakiane, të Ahmed Ali Ahmedit, lider i Al Kaedës, autor kryesor i rrëmbimit dhe vrasjes së kryeipeshkvit të Mosulit, Paulos Faraj Rahhau. Siç dihet, prelati u rrëmbye më 29 shkurtin e kaluar dhe u gjet i vdekur më 13 mars.
“Imzot Rahhau – pohoi ipeshkvi Varduni - nuk do ta kishte pranuar kurrë një dënim të tillë. Parimet e krishtera pohojnë se askush nuk duhet dënuar me vdekje e na ftojnë gjithnjë të falim, të pajtohemi e të mbrojmë drejtësinë. Kisha irakiane nuk dëshiron t’i shtojë vrasjes së Prelatit, një vrasje tjetër: ajo që dëshiron Kisha, është paqja, siguria e pajtimi në të gjithë vendin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.