Dita e lutjes për Kishën në Kinë: në Romë do të mblidhet bashkësia e diasporës katolike
kineze.
(20.05.2008 RV)Të shtunën, më 24 maj, në orën 11. 30, në bazilikën romake të
Shën Marisë së Madhe do të kremtohet Mesha Shenjte në gjuhën kineze e italiane. Është
një nga përgjigjet që i jepet thirrjes së Benediktit XVI në Letrën e 27 majit të kaluar.
Kremtimin, në të cilin do të jetë e pranishme edhe bashkësia e diasporës katolike
kineze, ardhur nga e gjithë Italia, do ta kryesojë kardinali Ivan Dias, prefekt i
Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve. Sipas njoftimit të Agjensisë Fides, shtypi
kinez, zyrtar e jo, e ka vënë në plan të parë lajmin për lutjen e shkruar nga Papa
për 24 majin, kushtuar Zojës së She Shanit. Katolikët kinezë e shikojnë këtë lutje
edhe si ndihmë shpirtërore për të kapërcyer pasojat e tragjedisë së tërmetit. I lutemi
Zojës së She Shanit sipas ndjeteve të Papës - pohojnë – që të na mbrojë nga rreziqet
e të na japë forcë e ngushëllim në situatën e rëndë aktuale.