2008-05-20 18:30:10

Dita e dytë e vizitës ‘ad Limina’ e ipeshkvijve të Shqipërisë në Vatikan.


(20.05.2008 RV) RealAudioMP3 Filloi dje e do të vijojë deri të shtunën e ardhshme, vizita ‘ad Limina Apostolorum’ e ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë në Vatikan.
Rikujtojmë se vizita e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë në Vatikan nisi me Meshën e kremtuar dje në elterin e Varrit të Shën Pjetrit, në Bazilikën kushtuar Princit të Apostujve e vijoi me vizitën në Kongregatën për Edukimin katolik dhe në Kongregatën për Klerin.
Sot ipeshkvijtë vizituan Kongregatën për Institutet e Jetës Rregulltare, Kongregatën për Doktrinën e Fesë, Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, Këshillin Papnor të baritorisë për emigrantët dhe Këshillin Papnor për Familjen.
Po sot, në orën 18. 00, Benedikti XVI priti grupin e parë të ipeshkvijve, duke filluar nga kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angjelo Masafra, së bashku me ipeshkvin e tij ndihmës, në pension, imzot Zef Simonin, për të vijuar me ipeshkvin e Lezhës, imzot Otavio Vitalen dhe me ipeshkvin e Sapës, Imzot Lucian Avgustinin. Takimi vijoi deri në orët e vona të pasdites. Nesër do të kemi rastin t’i ftojmë ipeshkvijtë që u takuan me Papën, para mikrofonit tonë.
E nesër do të marrin pjesë në audiencën e përgjithshme të Atit të Shenjtë, ku do të jetë i pranishëm një grup besimtarësh, i ardhur nga Rrësheni, si edhe përfaqësues të shumtë të bashkësisë së mërgimtarëve katolikë shqiptarë në Romë të cilët, kujtojmë, kanë prej vitesh, si dhuratë nga Papa, Kishën e tyre ku Mesha Shenjte kremtohet në gjuhën shqipe.
Nesër pasdite prelatët e Shqipërisë do të bashkëkremtojnë Meshën në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve të Romës.
Por të rikthehemi tek dita e sotme e vizitës, për veprimtaritë e së cilës flet në mikrofonin e programit tonë, nën-sekretari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, dom Mark Shtjefni: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.