2008-05-19 18:36:16

Vjetari statistikor i Kishës: rritet prania e katolikëve në Afrikë


(19.05.2008 RV)Gjatë shtatë vjetëve të fundit, prania e të pagëzuarve në botë ka mbetur e pandryshueshme, rreth 17% e popullsisë së përgjithshme: numri i besimtarëve është rritur me ritmin e shtimit të popullsisë globale (rreth 1, 8 %). Natyrisht kjo rritje është e ndryshme në zona të ndryshme të Planetit. Të dhënat, publikuar nga gazeta ‘L’Osservatore Romano’, i përkasin periudhës 2000-2006. Këto të dhëna, përpunuar nga Zyra Qëndrore Statistikore e Kishës, u përmblodhën në Annuarium Statisticum Ecclesiæ dhe u publikuan nga Shtëpia Botuese e Vatikanit. Nga statisitkat mësojmë se gjysma e rreth 1 miliard e 131 milionë katolikëve në botë, jeton në Veri e në Jug të Amerikës, më pak se një e katërta në Evropë, ku vërehet një rënie prej 2%; 10% në Azi e 14% në Afrikë. Ky i fundit duket Kontienti më dinamik: në të numri i besimtarëve katolikë është rritur 22%, duke ia kaluar ritmit demografik. Ndërsa në Evropë, përkundrazi, rritja është më e vogël se 1%, në sa vërehet një amulli shqetësuese në rritjen e popullsisë së përgjithshme. Numri i besimtarëve është rritur edhe në Oqeani e në Amerikë, ndonëse me ritëm më të ngadaltë se ai demografik.
Ndryshime nga vendi në vend vërehen edhe në strukturat territoriale të Kishës: ndërsa Azi e në Afrikë është rritur numri i qarqeve kishtare, në Evropë vijon të mbetet i palëvizur.
Po numri i klerikëve?Popullsia klerikale, 407 mijë në vitin 2006, është rritur me 0.51%, me një rritje më të dukshme në Azi e në Afrikë, përkatësisht + 23, 24% e + 17, 71%). Në Amerikë mbetet e pandryshueshme, ndërsa në Evropë e në Oqeani, është në rënie. Ndërkaq vërehet një rënie e ndjeshme e numrit të rregulltareve me kushte të përjetshme, që kalon nga 800 mijë, në 750 mijë, me shtrirje në të gjitha zonat gjeografike, duke përjashtuar Afrikën e Azinë.
Pozitive prania e studentëve të filozofisë e të teologjisë e cila, në nivel global, është rritur 4, 43%.







All the contents on this site are copyrighted ©.