2008-05-17 19:02:50

Benedikti XVI ipeshkvijve: Lëvizjet dhe bashkësitë e reja kishtare janë dhuratë e madhe për Kishën.


(17.05.2008 RV)Ipeshkvijtë e mbarë botës e kanë për detyrë t’i pranojnë me shumë dashuri e pa gjykime të cekta e kufizuese, lëvizjet shumëformshe kishtare dhe bashkësitë e reja, që e gjallërojë veprimtarinë kishtare. Ndërsa lëvizjet e bashkësitë reja, nga ana e tyre duhet t’i nënshtrohen autoritetit kishtar, sepse kështu del në pah sa e vërtetë është karizma e tyre dhe sa e fortë, lidhja me Kishën. Kjo është sinteza e fjalimit që Benedikti XVI i drejtoi sot paradite grupit të ipeshkvijve nga të pesë kontinentet, i cili këto ditë mori pjesë në seminarin e studimit, organizuar nga Këshilli Papnor për Laikët.







All the contents on this site are copyrighted ©.