2008-05-16 17:47:13

Urata drejtuar Zojës së Sheshanit: Papa i lutet Virgjërës Mari që kinezët ta kumtojnë pa frikë Krishtin.


(16.05.2008 RV)Sot Salla vatikanase e Shtypit bëri të njohur “Lutjen e Papës drejtuar Zojës së Sheshanit”, shkruar për Ditën e lutjes kushtuar Kishës në Kinë, që do të kremtohet të shtunën, më 24 maj.Papa i larton uratën e tij Virgjërës së Sheshanit, Zojës të shenjtërores së njohur mariane, që ndodhet në Kinë, pranë Shangait. I lutet ta mbështesë impenjimin e të gjithë kinezëve të cilët, ndonëse në një situatë të mundimshme, vijojnë të besojnë, të shpresojnë, të duan, e t’u nxjerrë nga Hyji hirin të mos të kenë kurrë më frikë t’i flasin botës për Jezusin e Jezusit për botën.
Lutja, sipas dëshirës së Benediktit XVI, do të thuhet në mbarë botën më 24 maj, ditën e festës së Zojës Ndihmëtare, që nderohet me devocion të veçantë në shenjtëroren mariane të Shishanit. Do të kremtohet, kështu, Dita e lutjes kushtuar Kishës në Kinë, për të cilën Papa flet në Letrën e drejtuar një vit më parë katolikëve kinezë.







All the contents on this site are copyrighted ©.