2008-05-16 17:46:58

Papa Forumit familjar: “Qeveritë t’i ndihmojnë për kapërcimin e vështirësive familjet, që nuk mund të barazohen me forma të tjera bashkimi”.


(16.05.2008 RV)RealAudioMP3 “Bashkimi i jetës e i dashurisë, bazuar mbi martesën ndërmjet burrit e gruas, që quhet familje, përfaqëson një pasuri të pazëvendësueshme për mbarë shoqërinë. Prandaj nuk duhet ngatërruar, e aq më pak barazuar, me tipe të tjera bashkimi”. Këtë pohoi sot paradite Benedikti XVI, duke pritur në audiencë 200 përfaqësues të Forumit të shoqatave familjare e të Federatës evropiane të Shoqatave familjare katolike, kryesuar nga kryetari i Forumit, Gjuzepe Jakobi, mbledhur që dje në Romë për të kremtuar Ditën ndërkombëtare të familjes.
Ati i Shenjtë kërkoi të mbrohen të drejtat e familjes, të punohet për të plotësuar kërkesat e saj ekonomike, të merren të gjitha masat e duhura politike, juridike e edukative, që i krijojnë mundësitë të ketë fëmijë e t’i edukojë në gjirin e saj. Politika, që dëshiron të jetë largpamëse - theksoi me forcë Papa - nuk mund të mos e vërë në qendër të vëmendjes familjen, djep natyror i jetës së njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.