2008-05-16 17:34:54

4,8 milion vetë pa shtëpi në Kinë, pas tërmetit


(16.05.2008 RV)Mëse 4,8 milion vetë kanë mbetur pa shtëpi në Kinë, ose janë evakuuar pas tërmetit që goditi të hënën provincën Sishuan. Deklarata është e zv.guvernatorit të provincës Li Çeng-jun. Ndërkaq, bilanci i viktimave rritet në 22.069 vetë, ndërsa të plagosurit në gati 169 mijë. Gjithsesi, qeveria e Pekinit parashikon deri në 50 mijë viktima.
Vazhdon puna për nxjerrjen e personave që kanë mbetur gjallë nga gërmadhat. Vendi është zhytur në një garë solidariteti dhe autoritetet kanë lejuar të hyjnë skuadra ndihmëse nga Japonia, Tajvani, Rusia, Koreja e Jugut e nga Singapuri. Karitasi francez e gjerman kanë caktuar 150 mijë euro në ndihmë të kinezëve të Sishuanit. Vetë bashkësia katolike në Kinë është impenjuar në maksimum përmes mbledhjes së fondeve e lutjeve. Dioqeza e Hong Kongut ka caktuar të dielën 18 maj dhe 25 majin si “ditë të veçanta” për mbledhjen e fondeve në favor të popullsisë së goditur nga tërmeti.







All the contents on this site are copyrighted ©.